ARKATANA

Limaj thotë se demarkacioni kryhet gjatë janarit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, i cili njëherit është edhe kryetar i Nisma për Kosovën, ka pohuar se viti që e lëmë pas ka qenë një vit i suksesshëm për të dhe partinë e tij, pasi triumfoi për herë të tretë në betejën gjyqësore, pas asaj në Hagë ku akuzohej për krime lufte, rastin Kleçka që disa herë u kthye në rigjykim si dhe për akuzat që e ngarkonin atë sa ishte ministër i Transportit, për të cilat u shpall i pafajshëm në nëntor.

Ndërkaq pjesëmarrja e NISMA-s në zgjedhje të parakohshme pas mocionit të ngritur ndaj qeverisë “Mustafa” dhe suksesi i treguar në to po ashtu edhe në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vjeshtë, bëjnë që sipas Limajt, viti i kaluar të ketë qenë mjaft i suksesshëm.

E rezultate përafërsisht të ngjashme, Limaj pret që të ketë edhe në këtë vit, ku prioritet i qeverisë sipas tij do të jenë temat nacionale, Demarkacioni me Malin e Zi, liberalizimi vizave, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i një tregu të barabartë.

Gjatë intervistës për “Gazeta Blic” Limaj, u shpreh i bindur se Demarkacioni, çështje e cila e bllokoi për më tepër se dy vite qeverinë e kaluar, do të përmbyllet brenda këtij muaji, pas procedimit të saj në Kuvend.

Mobi Casa

Lideri i NISMA-s, po ashtu u deklarua edhe rreth funksionimit të koalicionit qeverisës me PDK-në dhe rreth premtimeve të tij, të cilat i kishte bërë gjatë fushatës elektorale para hyrjes në qeveri.

Ai u deklaruar edhe rreth inciativës së fundit për ndalimin e Gjykatës Speciale që u bë në javën e fundit të vitit të kaluar, nga presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, veprim të cilin e konsideroi të vonuar.

“Me vjen keq, kthehuni tri vite mbrapa dhe shiheni reagimin tim. Me vjen keq që është dashur kaq kohë që të kuptojnë qëndrimin tim dhe të partisë Nisma. Është për keqardhje që kjo po na ndodh shpesh, pas disa po i kuptojmë gjerat. Qëndrimi ynë ka qenë në parlament, pra publik dhe nuk ka ndryshuar ai qëndrim. Kjo që po ndodh po e tregon edhe paradoksin e vendit tonë dhe njerëzve që po e kuptojnë me vonesë për dëmet që ia kanë sjellur vendit“, tha Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.