Limaj: Taksa nuk hiqet pa plotësimin e kushteve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe derisa të reflektojë Beogradi zyrtar.

Ai tha për televizionin publik se taksa nuk do të hiqet pa plotësimin e kushteve nga ana e Serbisë.

Uji Dea

“Janë qindra arsye që na kanë detyruar ta vëmë taksën. Duhet të pushojnë arsyet për ta hequr taksën. Taksa nuk do të hiqet pa plotësimin e kushteve. Besoj se kjo është e qartë për të gjithë. Vetvetiu taksa nuk hiqet pa plotësimin e kushteve, kërkesave të Kosovës që ka në raport me Serbinë”, tha Limaj duke shtuar se pret që Serbia të reflektojë në këtë drejtim.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur disa herë se taksa, e vendosur në nëntorin e vitit të kaluar, nuk do të hiqet derisa Serbia të njohë shtetin e Kosovës. Nga ana e saj, Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës.