RCCOLA

Limaj: Takimi i 14 shtatorit ishte dritë e gjelbër për Serbinë ta sulmojë Kosovën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se takimi Kurti-Vuçiq më 14 shtator, ishte “dritë e gjelbër” për Serbinë t’i fusë forcat ushtarake në Kosovë.

Më konkretisht, Limaj vlerësoi se akuzat e kryeministrit, Albin Kurti, ndaj Lajçak e Borrell, për anshmëri në dialog, e sollën situatën në Banjskë.

Uji Dea

“Këtu ishte pika e fundit kur Kurti ka thënë që Lajçak dhe Borrell janë të anshëm dhe se nuk ka kuptim dialogu. Pikërisht në këtë moment iu ndez drita e gjelbër Vuçiqit për të hyrë me forca në Kosovë. Këtu është momenti kur Vuçiq ka thënë se “tani është koha të hyjmë me forca ushtarake, sepse Kurti i prishi raportet me botën, hajde të hyjmë e ta marrim situatën në dorë”. Pra, ky ka qenë momenti”, potencoi Limaj në Teve1.

Kujtojmë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar ndërmjetësit evropian të dialogut, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, për njëanshmëri dhe deformim të procesit të dialogut me Serbinë.