Mobi Casa

Limaj: S’ka ndarje, as shkëmbim të territoreve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Angazhimi ynë mision historik do të jetë përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke si dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas situatës së krijuar me COVID 19. Poashtu objektive tjetër do të jetë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e saj me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve.

Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka folur për objektivat e Qeverisë së re të Kosovës ku bën pjesë edhe Nisma Socialdemokrate.

Kreu i Nismës ka veçuar dy objektiva të kësaj qeverie siç është rimëkëmbja e ekonomisë dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

“Angazhimi ynë mision historik do të jetë përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke si dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas situatës së krijuar me COVID 19. Poashtu objektive tjetër do të jetë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Eco Higjiena

Lideri i Nismës ka thënë se sa herë që Kosova ka qenë e sinkronizuar me ShBA-të dhe miqtë evropian asnjëherë nuk i ka rënë keq duke shtuar se nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës.

Më tutje, Limaj ka thënë se Qeveria e ka për detyre me zbehë polarizimin që ka bërë qeveria e kaluar në shoqërinë kosovare dhe me rikthy në normalitet situatën.

“Një nga qëndrimet tona gjatë fushatës zgjedhore ka qenë se është luks për Kosovën me iu dhënë drejtimin e shtetit njerëzve të papërvoje, ky ka qenë minimumi i arsyes. Orientimi i qeverisjes së kaluar ka qenë orientim negativ. Forma tjetër e qeverisjes destruktive është injorimi i ligjit dhe krejt asaj që ka ndodhë më herët duke gjetur rrugën më të lehtë përmes vendimeve administrative të pambështetura në ligj për të arrite objektivat politike. Qeveritë e tilla janë autoritare. I përmenda këto për të treguar se kemi pasur një qeverisje me vendime populiste, por me pasoja për vendin”, ka shtuar Limaj.

Ai ka kërkuar nga kryetarët e degëve që pasi të mbylljet pandemia me COVID 19 t’u rikthehen aktiviteteve partiake nëpër komunat e tyre përkatëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.