Limaj: S’ka dilemë, Haradinaj do të jetë kryeministër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një intervistë për RTK, tha se ka shumë hapësirë dhe mundësi që vendi të pjeket politikisht. Ai tha se qeveria do të krijohet dhe në krye të saj do të jetë Ramush Haradinaj.

Sipas tij, vendi do ta ketë qeverinë, por, siç tha ai, dilemat janë se çfarë qeverie do të kemi.

Ai tha se Kosova do ta ketë një opozitë të fuqishme dhe sipas tij, vendi duhet sa më shpejt t’i krijojë institucionet.

“Na duhet ende që ta bashkëbisedojmë ende me njerëz dhe të krijohen institucionet”, tha Lmaj.

Por Limaj, tha se “në këtë fazë duhet të kemi kujdesën në deklarimet tona dhe se mesazhi nuk duhet të kalojnë në manipulime”.

UBT

Sipas tij, bllokues politik janë të gjitha partitë politike, e në veçanti ata që kanë fituar më së shumti.

“Tri partitë kryesore që janë në koalicion, kanë përgjegjësin më të madhe për t’i krijuar institucionet. Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi procedurale”, deklaroi Limaj në RTK.

Sa i përket kandidatit për kryetar Kuvendit, Limaj tha se i takon PDK të vendos se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar.

Ai tha se skena politike asnjëherë nuk do të jetë sikurse ka qenë para zgjedhjeve të 11 qershorit të sivjetmë. “Rezultati i zgjedhjeve ka treguar se populli ka votuar më shumë partitë që kanë qenë në opozitë, ndonëse PAN ka dal si koalicioni i parë”.

Liamj tha se i qëndron kontratës së arritur para zgjedhjeve me 11 qershor. “S’ka dilema që qeveria do të krijohet në krye të secilës do të jetë Ramush Haradinaj”, tha ai.