RCCOLA

Limaj: Situata aktuale në Kosovë i konvenon veç Beogradit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kërkuar unitet në Kosovë lidhur me dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se situata aktuale në Kosovë i konvenon vetëm Beogradit.

UBT

“Është e rëndësishme që të ulemi, të unifikohemi, ta kemi një adresë… Nuk duhet të mbesim vëzhgues të zhvillimeve të vendit… Kjo që po ndodhë sot është kaos, veç Serbisë i shërben. Kemi një kakafoni qëndrimesh. Këto e dëmtojnë procesin”, ka thënë Limaj, duke folur në RTK.

“Ne jemi të interesuar ta mbyllim çështjen me Serbinë, por jo të marrim marrëveshje të keqe”, tha Limaj.