ARKATANA

Limaj: Shteti i Kosovës ka rënë në lojën e Vuçiqit, agjenda e tij po vjen duke u realizuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se situata aktuale në veri të Kosovës është shqetësuese, ndërsa theksoi se sipas tij shqetësuese do të jenë edhe pasojat që do të vijnë nga kjo gjendje.

Ai ka deklaruar se shteti i Kosovës ka rënë në “grackën: e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është duke realizuar agjendën e tij.

ARKATANA

”Është situatë shqetësuese. Agjenda e Vuçiçit dalëngadalë po vjen duke u realizuar. Loja e tij, që fatkeqësisht ka ra shteti ynë, tanimë është në përmbushje të atij skenari. Jo vetëm sot, por për gati një vit, kemi ardh në një situatë ku janë mbyllur pikat kufitare e ku janë bllokuar rrugët.””Prezenca shtetërore lokale atje nuk është askund. Kemi një situatë të jashtëzakonshme të padeklaruar. Për mua janë shqetësuese efektet të cilat do të vijnë dhe pasojat që do të vijnë nga kjo gjendje”, tha Limaj në Politiko.

Kujtojmë se Vuçiq ka thënë se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të sigurojë vendosjen e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.