Uji Dea

Limaj: Shpresojmë në një marrëveshje me VV, e duam atë në Qeveri

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Duke folur për raportin me Vetëvendosjen, Fatmir Limaj tha se kemi dëgjuar njëri tjetrin për orë të tëra, jemi pajtuar e mos-pajtime ka pasur, por vullneti ka qenë për të përafruar qëndrimet.“Vetëvendosja ka luajtur një rol shumë konstruktiv”, tha Limaj.

Ende kam shpresë që do t`i përafrojmë qëndrimet me Vetëvendosje, tha lideri i Nismës.

Ai tha se nuk dallojnë shumë me Vetëvendosjen. “Nuk duam që pafundësisht të vazhdoi dialogu me Serbinë”, tha Limaj.

Ai tha se marrëveshja duhet të ndërtohet në atë mënyrë që të gjithë ti qëndrojnë asaj marrëveshje, dhe jo ta prishin për shkak të pamundësisë për ta zbatuar atë.

Të gjithë e dëshirojmë Vetëvendosjen në Qeveri, sepse do të kishim një qeveri të fuqishme”, tha Limaj.

Duke folur për përafrimin e minoriteteve kah blloku opozitar, Limaj tha se i falënderon ato për sjellje konstruktive. “Votat nga minoritete i kemi pasur të sigurta disa ditë para seancës”, tha Limaj.

Fatmir Limaj: Nuk bëhem zëvendëskryeministër, kam një proces gjyqësor

Limaj tha se Haradinaj tash për tash nuk e përfaqëson vetëm AAK’në, por t kandidat i bllokut opozitar.

Limaj e mohoi ehe një herë që nuk do të jetë zëvendëskryeministër derisa të kryhet procesi gjyqësor kundër tij. “Ashtu nuk do ti ndihmoja vendit”, tha Limaj.

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi iniciativës së PDK’së, do ta zbatojmë vendimin e Kushtetueses

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj duke komentuar legjitimitetin e seancës, tha se “ishte demokratike dhe legjitime”.

Episode të caktuara ka pasur, tha Limaj.

Ai tha se i përshëndet të gjithë deputetë që kanë kontribuar që të ruhet legjitimiteti brenda parlamentit.

Ai tha se nuk mund ta konsideroi që seanca është e mbyllur . “Seanca mbyllet kur zgjidhen të gjitha organet”, tha Limaj.

Limaj tha se nuk e shqetëson ankesa e PDK’së në Gjykatën Kushtetuese, por dje e kanë shqetësuar disa situata.

“Zonja Brovina e kanë parë 2 milionë shqiptarë që po bënë shkelje të rendit të ditës”, tha Limaj.

Fundamenti

Ai tha se e kemi parë që ajo po bënë shkelje, dhe ne kemi shikuar rrugët se si ta ndërpremë shkeljen e rendit të ditës. “Ne nuk mund të ia marrim mikrofonin asaj, se kjo është anarki”, tha Limaj.

Limaj mbrojti edhe mocionin e LDK-AAK-Nisma për largimin e Flora Brovinës. “Kryesuesi i zgjedhur ka të drejtë ta interpelojë rregulloren, por jo një kryesues solemn, siç ishte Brovina”, tha Limaj.

Limaj tha se nuk ka dyshim që LDK-AAK-Nisma ëshët grupi më i madh parlamentar.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetues jemi të obliguar ti zbatojmë, pavarësisht bindjeve a ka pasur të drejta a jo”, tha Limaj.

Duke folur për bashkëpunimin me LDK’në dhe AAK’në Limaj tha se krijimi i bllokut tregon se spektri shqiptar politik mund të grumbullohet edhe pa ndërmjetësimin, bile edhe pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Limaj nuk e zbuloi se kush e krijoi bllokun opozitar, por tha se duhet të shikohet se prej nga ka ardhur vullneti politik për të ardhur deri këtu.

“Ajo çka ka ndodhur brenda është ruajtur për të mbajtur komunikimin”, tha Limaj.

I pyetur se cila është ndjesia që ta kesh partner Mustafën e Haradinajn, ai kujtoi se sa ka qen në PDK kanë pasur bashkë-qeverisje me LDK’në.

Fatmir Limaj: S’kishte fërkime ne Kuvend, gjithçka shkoi mirë

Fatmir Limaj, lideri i “Nisma për Kosovën” mendoj ishte një moment festiv për vendin, sepse momenti kur konstituohen institucionet është moment i veçantë.

Duke i komentuar paralajmërimet për tensione, Limaj ka thënë se nuk kam pasur asnjë dyshim se si do të shkoi situata, sepse Kosova ka krijuar një traditë institucionale. “Seanca ka rrjedh mirë, me ato telashe që i kemi parë”, tha Limaj.

Lideri i Nisëm,s Fatmir Limaj konfirmoi se nuk ka pasur fërkime në seancë, as në pjesët ku nuk e kanë kapur kamerat, pasi që përpjekja e të gjithëve ka qenë që situata të jetë në bazë të një etike.

“Nuk është lehtë të jesh në një seancë të tillë”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.

Limaj tha se politika kosovare udhëhiqet nga njerëz të pjekur, dhe shembulli i seancës së djeshme është shembul edhe për regjionin.

Limaj tha se kishte një mosrespektim të vendimit ët Kryesisë së Kuvendit, kur komentoi uljen e deputetëve në sallë.

Fatmri Limaj faktin që nuk kanë folur me Hashim thacin tha se ka ndodhur përshka të ngarkesave. “Nuk shoh ndonjë problem tjetër”, tha Limaj.