Uji Dea

Limaj: Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës, një rast i humbur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se fillimi i seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës ishte shpresëdhënës për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend, por ishte një rast i humbur.

“Është një rast i humbur dhe Kuvendi i Kosovës nuk është treguar në lartësinë e duhur në përgjegjësinë që ka. Ky është një lajm i keq për Kosovën, për atë që ndodhi dje dhe sot.

Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tha se ka munguar vullneti i duhur i një pjese të partive politike.

“Përfaqësuesit e rezolutës (LDK dhe Vetëvendosje) nuk ishin të gatshëm të ulen dhe të fusin edhe pikat e tjera të propozuara nga subjektet tona politike dhe kjo e ka sjellë atë që u pa sonte (dështimi i votimit të rezolutës).

Eco Higjiena

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se nëse opozita do të votonte delegacionin shtetëror për bisedime do t’i merrte të drejtën Presidentit për të udhëhequr me bisedime.

“Kjo mazhorancë i ka dhënë hapësirën opozitës që të bëjmë një delegacion shtetëror ku do të udhëhiqej dhe mbikëqyrej nga këta të fundit. Kjo ofertë asnjëherë nuk i është dhënë ndonjë herë opozitës në Kosovë”.

Limaj thotë se është e arritur politike që një pjesë e opozitës ka filluar të reflektojë për procesin e dialogut me Serbinë.

“Kemi tre muaj që e presim opozitën të jetë pjesë e delegacionit shtetëror për bisedime. Por është e arritur politike që një pjesë e opozitës ka filluar të reflektojë”, deklaroi Limaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.