ARKATANA

Limaj: Sa herë që jemi koordinuar me amerikanët, rezultatet nuk kanë munguar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në takimin virtual me përfaqësuesit e institucioneve dhe liderët e subjekteve politike, të organizuar nga intelektualët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në SHBA.

Limaj tha se shpreson që takimi i sotëm t’i ketë kontribuuar rritjes së konsensusit mes faktorit politik në Kosovë disa ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë.

“Është shumë me rëndësi që në temat nacionale, siç është dialogu, të jemi të gjithë bashkë dhe ta çojmë mesazhin se jemi gati për marrëveshjen përfundimtare, e cila në zemër e ka njohjen reciproke”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Hidromorava

Sot me kënaqësi mora pjesë në takimin virtual me përfaqësuesit e institucioneve dhe liderët e subjekteve politike, të organizuar nga intelektualët shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në ShBA.

Në takimin e sotëm ku diskutuam rreth platformës dhe koordinimit sa më të mirë për procesin e dialogut, organizatorët i përgëzova për këtë iniciativë të qëlluar dhe i falëndërova për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në funksion të promovimit të shtetit tonë në ShBA.

Takimi i sotëm virtual shpresoj t’i ketë kontribuuar rritjes së konsensusit mes faktorit politik në Kosovë disa ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë. Është shumë me rëndësi që në temat nacionale siç është dialogu të jemi të gjithë bashkë dhe ta çojmë mesazhin se ne jemi gati për marrëveshjen përfundimtare, e cila në zemër e ka njohjen reciproke.

Po ashtu, vlerësoj lart përkushtimin e ShBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe dëshmia më e mirë që e konfirmon interesimin e tyre për përmbylljen e këtij procesi është takimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë. Sa herë që Kosova ka qenë e koordinuar me miqtë tanë amerikan vendit nuk i kanë munguar asnjëherë rezultatet pozitive. FL

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.