RCCOLA

Limaj rikujton gjykimin ndaj tij në Hagë: Në lëndën time kishte qindra dokumente nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe ish-komandant i UÇK-së, Fatmir Limaj, e ka rikujtuar gjykimin ndaj tij në Hagë.

Limaj ka thënë se në lëndën e tij kishte pasur qindra dokumente të ardhura nga Serbia, të cilat janë hedhur poshtë në plotni.

“Në lëndën time ka pasur me tonë dokumente që kanë ardhur nga Serbia. Në një gjykatë serioze, ato merren. Prokuroria gjithkah merr fakte, për me ndërtu akuzën, me fitu rastin. Salla e gjyqit e bën seleksionimin, çfarë është e pranueshme dhe çfarë është e besueshme. Të gjitha akuzat janë hedh poshtë ndaj meje”, ka thënë Limaj në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se kredibiliteti i një procesi gjyqësor është te provat dhe jo te dëshmitarët.

Ato sipas tij duhet të merren nga organizata apo individë me kredibilitet, dhe jo e kundërta.

Uji Dea

“Kredibiliteti i një procesi gjyqësor, është te provat, jo te dëshmitarët. Një provë mund të jetë e pranueshme por nuk është e besueshme. Provat që nuk pranohen, janë ato që merren nga një organizatë, individë, që dihen se janë të pabesueshëm apo kriminale. Në qoftë se tentoni ndaj një organizate që ka fakte se janë të kriminalizuar, atëherë dyshon në ato prova, dhe hedhën”, ka thënë ai.

Ai është pyetur nëse njerëzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin në shënjestër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka deklaruar se target ka qenë okupatori serb, dhe jo njerëzit brenda partisë së LDK-së.

“UÇK-ja ka pas target aparatin e dhunës, të ashtuquajtura stacionet e policisë, që po na i paraqesin aty si stacione, nuk kanë qenë stacione, stacionet kanë përfunduar në 1992”, ka thënë ai.

“Stacionet e policisë, nuk ka pasur, ka pasur vende ku është ushtruar dhuna, ku janë dhunu e vra të rinjtë e të rejat e Kosovës. Ky ka qenë targeti i UÇK-së”, ka deklaruar ai. /Dukagjini/