GRANDEMALL

Limaj: Rezoluta për dialogun inkurajon mbështetësit e ndryshimit të kufijve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për miratimin e një rezolute në Kuvend nga ana e pozitës, e cila autorizon qeverinë të udhëheqë dialogun me Serbinë.

Limaj ka thënë se miratimi me vetëm 58 vota i kësaj rezolute, tregon se partitë në pushtet kanë dallime lidhur me këtë temë.

Madje ai thotë se me këtë votim ata kanë inkurajuar të gjithë ata të cilët mbështesin idenë e ndryshimit të kufijve.

“Tallja e radhës e kësaj qeverie. Se sa e papërgjegjshme është kjo qeveri, tregon më së miri nxjerrja e një rezolute në mbrojtje të territorit, të cilën nuk e votuan as vetë. Kjo rezolutë u votua mbrëmë më 58 vota “për” dhe pesë “abstenime”.

UBT

Rezoluta të tilla që nuk marrin të paktën shumicën minimale në Kuvend (61 vota), japin mesazh të qartë politik se përmbajtja e tyre refuzohet dhe nuk merr mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Në fund fare, ky është qëllimi i rezolutave për të rekomanduar objektiva apo përkushtime të Kuvendit, si mesazhe për opinionin e interesuar për temat e trajtuara në rezolutë.

Ndërsa, mbrëmë mazhoranca ka dhënë mesazh se kanë dallime mes vete rreth kësaj teme dhe inkurajuan të gjithë ata të cilët janë për ndryshim kufijsh”, ka shkruar Limaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.