Eko Higjiena

Limaj: Referendumi, e vetmja zgjidhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, thotë se referendumi është e vetmja zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar.Ai thotë se edhe pse nuk ka hapësirë ligjore për referendum, ajo mund të krijohet shpejt.

“Në këtë situatë adekuat është referendumi. Kemi pasur situata kur kemi bërë ndryshime kushtetuese brenda ditësh. Ne mund të kemi njël igj për referendumin brenda dy ditësh. Qytetarët duhet të flasin”, ka thënë Limaj në emisionin “Click” të RTV 21.

Limaj ka thënë se pozita dhe opozita fillimisht nuk pajtohen edhe në pikën se a ka apo nuk ka krizë në Kosovë. Për pozitën, thotë Limaj, në Kosovë nuk ka krizë. Por kjo sipas tij nuk është e vërtetë.

Uji Dea

“Në Kosovë ka krizë dhe ky konstatim është shumë i rëndësishëm sepse nëse paradite thonë nuk ka krizë e pasdite thonë hajde bëjmë dialog, atëherë si nuk ka krizë. Kemi një situatë jonormale, kush i ka fajet dhe pse ka ardhë dhe si ka ardhë, debatojmë. Gjendja është keq dhe ka krizë”, ka thënë Limaj.

Qëndrime të njëjta Limaj ka shprehur edhe në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në TV Rrokum.