Eko Higjiena

Limaj reagon pas fjalimit të Simmons: Është alarmante – A thua edhe sa njerëz mbahen në burgje padrejtësisht?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Fatmir Limaj, ish i akuzuar nga EULEX-i, po e vlerëson alarmante dëshminë e Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se në bazë të deklarimeve të tilla, mund të ketë shumë të tjerë të cilët mbahen padrejtësisht në burgje.

Limaj u shpreh se këto janë dëme të pariparueshme, njofton Klan Kosova.

”Duhet të jetë alarmante për vendin. Nga ajo që dëgjova sot në atë dëshmi mendova me veten: A thua sa njerëz janë në burgjet e Kosovës që janë duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë?. Për çfarë shteti të së drejtës po flasim nëse në burgjet e Kosovës ka djem apo vajza janë të dënuara me direktiva dhe jo mbi bazën e provave dhe fakteve”.

Fundamenti

”Kjo është alarmante, flitet për jetën e njerëzve. Sa dëmi më është shkaktuar mua personalisht mua dhe disa njerëzve të tjerë, e që nuk riparohen edhe disa jetë me i pasur. Sa herë është përfolur dhe keqpërdorur familja ime. Kush mundet ne me na i riparuar të gjitha ato që kanë ndodhë. Nuk luhet me jetën e njerëzve, autoritetin e njerëzve. Fatkeqësisht, këtu në Kosovë i patëm qit emrat e rrugëve me prokurorë. Në Prishtinë nisën edhe emërtime të rrugëve gjoja ata janë shpëtimtarë”.

Sipas tij tashmë është në trend që të kundërshtohet e të sulmohet çdo gjë që ishte atdhetare e njerëzore, njofton Klan Kosova.

”Është e qartë, kjo është bo modë të luftohet çdo gjë që ka qenë kombëtare, atdhetare e njerëzore. Është bërë tashmë modë të luftohet kjo strukturë me njerëzit që s’kanë kursyer asgjë për shërbim të vendit. Shpresoj që Kosova të mos dëmtohet nga e gjithë kjo fushatë. Kjo nuk është çështje e eliminimit të një individi apo personaliteti. Unë frikohem që kjo në fund ka mi kushtu Kosovës. Po ligështohet e po dëmtohet fryma çlirimtare e ndërtuese e këtij vendi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.