UBT

Limaj: Ramush Haradinaj kandidat i opozitës për Kryeministër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është i bindur se opozita do të udhëheq me qeverinë e ardhshme të vendit, deri sa shton që kandidati për kryeministër i AAK-së dhe Nismës, do të ishte Ramush Haradinaj. Këto komente ai i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit.

“Unë jam i bindur në këtë. Jo besoj, por jam i bindur që aktualisht kandidatura më serioze, më e sigurt e më e mira, oferta më e mira për sot, është zotëri Haradinaj, kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, tha Limaj.

Ai thotë se shpreson që edhe të tjerët të mund t’i bashkohen, derisa bindjen e njëjtë mund edhe të mos e kenë.

E në qeverinë e ardhshëm, që sipas Limajt, do të përbëhet nga AAK e Nisma, ai nuk po kërkon hise.

FIDANISHTJA

Për të ardhur deri në këtë pikë, për qeverisjen aktuale, Nisma e tij, të hënën do të filloj të mbledh nënshkrimet, dhe se pritjet e ish-ministrit janë që qeveria të rrëzohet javën që vije.

“Në momentin që kemi 40 firma, nuk kemi pse ta shtyjmë. Do ta shfrytëzojmë mundësinë ligjore që menjëherë të procedojmë drejt Kuvendit. Dhe Kuvendit duhet ta jap epilogun për këtë mocion. Për mendimin tim pres që dy javët e ardhshme të jenë vendimtare, do të kem apo nuk do të kemi zgjedhje”, tha ai

Megjithatë Limaj, pranon se fati i mocionit varet shumë edhe nga PDK e LDK, që janë në koalicion./RTV Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.