Uji Dea

Limaj: Qytetarët u mashtruan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, duke bërë një vlerësim të përgjithshëm të situatës politike, ekonomike e sociale në vend në përfundimin e vitit 2014, ka thënë se këtë vit e karakterizojnë situata që nuk janë për tu krenuar. Kjo, pasi siç tha ai, ka mungesë të rezultateve në të gjitha fushat. Madje, sipas tij, Kosova asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë të krizës ekonomike e sociale.

“Një qeverisje e papërgjegjshme disa vjeçare është shpërfaqur në vitin 2014. Ulja e investimeve private vendore dhe ndërkombëtare tregon gjendjen në këtë sektor. Problemet ekonomike kanë reflektuar edhe në sektorë të tjerë. Në planin politik e diplomatik vendi ynë nuk ka bërë asnjë ecje. Jemi dëshmitar të premtimeve për liberalizim të vizave e nuk ka pas. Fatkeqësisht nuk do të ketë as në vitin e ardhshëm”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, asnjë nga premtimet e fushatave elektorale të partive të koalicionit, nuk kanë gjetur vend në buxhetin e Kosovës. Sipas Limajt qytetarët janë mashtruar kur kanë votuar subjektet politike të cilat premtonin vende të reja të punës.

Mobi Casa

“Ky buxhet është buxhet i shpenzimeve, buxhet i cili do të thellojë krizën në Kosovë. Nuk ka asnjë ndryshim buxhetor i cili do të japë shpresë se me stimulim e paketa të ndryshme do të ndihmojë biznesin, kategori të ndryshme ose do të hapen mundësi për investime që do të sillnin rritjen e të punësuarve dhe do të shtonin të hyrat buxhetore”, ka thënë i pari i Nismës për Kosoven, Fatmir Limaj.

Ai gjithashtu përmendi edhe objektivat që ka ky subjekt politik për vitin 2015. Sipas tij, gjatë 2015-tës do të fillojë strukturimi i Nismës për Kosovën, që nënkupton zgjedhjet nga niveli lokal në nivelin qendror. Ai tha se Nisma do të jetë aktive si opozitë, që do të ngre tema e çështje në shërbim të qytetarëve.