Limaj: Qytetarët s’duan të qeverisin nga këta që shkelin Kushtetutën

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën ka thënë se kjo Qeveri ka shkelur së paku 23 nene të Kushtetutës së Kosovës, prandaj qytetarët nuk duan të qeverisen nga një qeveri e tillë dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
Ai tha se nga 23 dhjetori kanë pritur që kjo Qeveri të reflektojë.
Sipas tij, kjo Qeveri nuk është e interesuar të gjejë zgjidhje, por vetëm ta thellojë atë.
Ai tha se tashmë kjo nuk është një qeveri, por një regjim dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
Ai iu drejtua gazetarëve, duke t’iu thënë se si po i besoni kësaj qeverie më, ndodh njëherë të mashtrojë po jo gjithë e prapë t’i besojmë.
“Qytetarët nuk duan të qeverisen më nga ata që shkelin Kushtetutën”, tha ai. /Telegrafi/