Fundamenti

Limaj: Qeveria nuk është serioze ndaj temave në vend, e lëre më ndaj Luginës së Preshevës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, fitoren e dy deputeteve shqiptarë të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë – Riza Halimit dhe Shaip Kamberit – e sheh si fitore kombëtare.

“Lugina e Preshevës, në vend se të flas me një zë, do të flas fuqishëm me dy zëra në Parlamentin e Serbisë, duke sensibilizuar çështjen shqiptare atje dhe duke luftuar kundër padrejtësive e diskriminimit të shqiptarëve etnikë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, ka thënë ai për Presheva Jonë.

United Hospital

Limaj thotë se faktori politik shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duhet të jetë unik dhe i vendosur t’i qëndrojë prapa interesave të shqiptarëve në Luginë.

“Më vjen keq për qëndrimin indiferent të institucioneve tona karshi problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thotë ai. “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është serioze ndaj shumë temave në vend, e lërë më jashtë territorit. Nga kjo qeveri nuk duhet të pritet shumë. Shteti i Kosovës nuk guxon të ketë politika të momentit, por politika të qarta e vizionare”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.