FIDANISHTJA

Limaj: Qeveria në ikje shkeli rëndë Kushtetutën, ndërhyri në kompetencat e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se vendimi i djeshëm i Qeverisë në detyrë sa i përket kufizimeve të reja të lëvizjes së qytetarëve është një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit.

“Qeveria në ikje dje bëri një ndërhyrje të vrazhdë në kompetenca të Kuvendit.Ajo çfarë ka ndodhur dje, jep alarm për përsëritjen e shkeljes së Kushtetutës, shumë më vrazhdë se herën e kaluar”, ka thënë Limaj.

Ai tutje është shprehur i trishtuar që instsitucionet në mbrojtje të të drejtave të njeriut nuk kanë reaguar.

GRANDEMALL

“Jam i trishtuar me mos reagimin e shumë institucioneve. Ajo që ka ndodhë dje nuk është kufizim i lirive, por është grabitje e të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Me një vendim arbitrar janë suspendu kompetencat e Kuvendit, nga një institucion që se ka legjitimtetin e Kuvendit”, ka shtuar ai.

Në fund Limaj ka pyetur nëse kanë të drejtë që si Kuvend i Kosovës t’i drejtohen Gjykatës Kushtetutese.

“A kemi të drejtë ne si Kuvend që t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, a do të duhej ta ftonim avokatin e Popullit. Është alarmante që një qeveri e shkarkuar të vendos për lëvizjen e deputetëve”, ka theksuar Limaj./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.