ARKATANA

Limaj: Qeveria më shumë po brengoset për stabilitetin e Malit të Zi, sesa të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, thotë se marrëveshjen për Demarkacionin duhet t’i lihet ekspertëve, në mënyrë që ta riformulojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje, e më pas t’i pranojmë rezultatet e ekspertëve.

Limaj theksoi se kërkesa kryesore në takimin e sotëm me ambasadorët e Quint-it, ishte që, Demarkacioni të përmbyllet njëherë e mirë dhe Kosova të çlirohet nga ky problem.

“Natyrisht që ne jemi të interesuar që fqinjët tanë me qenë stabil, por para së gjithash, neve na intereson siguria, stabiliteti dhe mbrojtja e Kosovës”, tha Limaj, në emisionin “Rrokum Roll”, duke shtuar se “nuk duhet të ketë shqetësime më shumë me stabilitetin e Malit të Zi, se sa me të Kosovës, siç po bën Qeveria, që ishte edhe reflektim nga takimi që patëm me Ambasadoret e Quinit-it”.

Lideri i Nismës për Kosovën tha se në debatin që është zhvilluar për Demarkacionin, ka parë njerëz eminentë, që ishin kundër marrëveshjes aktuale.

Ai ka thënë se deputetet nuk kanë pasur informacion për punën e Komisionit Shtetëror, pasi që puna ishte kryer, pa u njoftuar kurrë parlamenti. Kjo, sipas Limajt, tregon më së miri trajtimin qe bën Qeveria e Kosovës.

Mobi Casa

“Deputetet kanë mbajtur fjalime 5 orë pa nevojë. Me një fjalë janë mashtruar”, ka sqaruar Limaj.

Limaj ka thënë në vazhdim se, ky nuk është shtet ligjor, derisa vazhdojnë të veprojnë kështu, sepse çdo gjë është në agjende të veprimeve individuale të tyre.

Ai ka përsëritur se në asnjë mënyrë nuk duhet të votohet ky variant i Demarkacionit dhe pret që deputetet mos ta votojnë diçka, në të cilën ka dilema.

Limaj ka thënë se muajt e fundit ka vërejtur një përpjekje që opozitarët të trajtohen si antiamerikanë e antievropiane. “Ndërsa, në fakt, pikërisht mënyra se qysh qeverisin ata dhe qasja e tyre ndaj shtetit, janë antiamerikane e antievropiane’, tha Limaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.