FIDANISHTJA

Limaj: Qeveria do të duhej të kërkonte zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në “Rubikon” të KTV-së, ka shprehur bindjen se shumica e përbërë nga PDK dhe LDK e kanë devalvuar Parlamentin e Kosovës.“Nuk punohet aty qysh t’ju konvenon atyre. Nuk punohet me standarde të dyfishta”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se Qeveria do të ishte ajo që vet do të duhej të kërkonte zgjedhje të reja.

“Në vendet e tjera aq lehtë shkojnë në zgjedhje, sepse Qeveria do që të jetë e sigurt në mbështetjen e saj. Kanë ndodhur gjëra, dhe ne tash do të duhej ta pyesnim popullin se çfarë po mendon. Dhe kjo do të ndodhte përmes zgjedhjeve. Nëse prapë i fitojnë le të ecë përpara”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ia humb Kosovës karakterin multietnik, duke e ndarë atë tërësisht në vija etnike siç ka dashur gjithmonë Serbia”.

Limaj thotë se edhe Qeveria e di që gjendja nuk është e mirë dhe se vendi është në krizë.

UBT

“Jemi në një situatë krize. Kjo është rezultat i arrogancës së numrave. Ata mendojnë se i kanë numrat dhe mendojnë se mund të bëjnë çfarë të donë. E kanë të vështirë. Nuk mund ta shesin lehtë”, ka thënë Limaj.

Ai ka kërkuar konsensus të brendshëm politik në vend.

Zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës nuk po i sheh si një ngjarje e shkëputur.

Për ta kuptuar këtë realitet në të cilin ndodhet gjendja aktualisht, Limaj ka thënë se duhet të shikuar se si erdhi gjendja deri këtu.

“Zhvillimet e djeshme janë një proces i gjatë që kanë sjell deri këtu.
Qasja e koalicionit qeveritar, arroganca, mbështetja në numra të deputetëve, loja me parlamentin dhe me procedurat, përshtatja e agjendës së Kuvendit për qeverinë, e të tjera, të gjitha këtu janë një proces që kanë bërë që gjendja të vjen deri këtu ku ka ardhur”, ka thënë Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.