Fundamenti

Limaj: Protestat vazhdojnë, 9 janari ishte kthesa e madhe

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA për Kosovën, në një tubim të subjekteve opozitare, ka thënë se më 9 janar populli i Kosovës ka treguar se nuk do të qeveriset nga shkelësit e Kushtetutës, “Nëntë janari, dita dhe momenti i kthesës së madhe në Kosovë – vuri në lëvizje popullin dhe qytetarët e Kosovës”, tha Limaj, njofton Klan Kosova.

Lideri i NISMA-s, tha se Kosova nuk lejon më që të qeveriset nga shkelësit e Kushtetutës.

“Ne duhet të vazhdojmë që të mobilizohemi, të zhvillojmë, të bashkëbisedojmë që të jemi edhe më shumë. Kjo frymë e re në Kosovë i kalon kornizat partiake. Është fryma e një Kosove të re dhe të dinjitetshme”, tha ai.

GRANDEMALL

“Koha e mashtruesve ka përfunduar. Ne nuk përndjekim njerëz, ashtu siç kanë bërë të tjerët. Të bashkuar ne vazhdojmë rrugën tonë. Nuk ka askush që mund të na pengojë”.

“Nuk ka fyerje më të madhe sesa kur ministri i Jashtëm i vendit i identifikon mijëra njerëz me organizatën më të urryer në botë (ISIS)”, tha Limaj.

“Ne do të vazhdojmë me protesta paqësore deri në largimin e kësaj qeverie që ka shkelur Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.