Limaj: Prokuroria ka tentuar të mbys zërat e dëshmitarëve raportues
Kryetari i NISMA për Kosovën, ish-ministër i Transportit, i ftuar në emisionin Rubikon të KTV-së, ka folur gjerë e gjatë në lidhje me akuzat dhe hetimet që janë bërë ndaj tij në rastin e korrupsionit në ministrinë që ai drejtonte.
Ai ka drejtuar akuza të shumta ndaj misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.
“Zoti Wilkinson, më 2012, pas një përpjekjeje të vazhdueshme për t’u takuar me mua, jam takuar me të dhe ka shprehur brengosjen e tij në lidhje me atë që po ndodhte. Ka përmendur edhe emra të përveçëm, siç i përmendi edhe sot”.
Limaj ka thënë se nëse prokurorja Isabele Arnal ka dashur që ta arrestojë dikë me një vendim aq të shpejtë, të marr brenda natës, siç ka thënë Wilkinson, “atëherë kjo gjë është brengosëse”.


