Uji Dea

Limaj: Prokurori nuk ka ofruar asnjë fakt

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

“Unë e thash dhe jam krenar që për katër vite sa janë bërë hetimet prokurori nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur provat e tij. Edhe në procesin gjyqësor ju do të shihni se argumentet tona do të jenë ato që i kemi thënë qysh në fillim. Prandaj kam punuar, do të vazhdoj të punoj me ndershmëri ashtu siç kam bërë deri me tani. Hetimet për katër vite ma kanë dëshmuar se kam punuar drejt për vendin tim”, tha Limaj.

Ish-Ministri i Transportit dhe PosTelekomunikacionit, Fatmir Limaj, ish shefi i prokurimit në MTPT,Nexhat Krasniqi, Ali Aliu, Beqir Deda dhe ShpetimTelaku, kanë dëgjuar akuzat që rëndojnë mbi ta nga prokurori ndërkombëtar,JohanesPickerst në rastin e njohur si MTPT 2. Ndërsa, që të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Madje, Limaj ka thënë se akuzat e prokurorit nuk kanë asnjë provë mbi të cilat mbështetet aktakuza.

Prokurori Pickerst ka lexuar pesë pikat e akuzës, ndërkohë që ka thënë se këta persona kanë vepruar si grup i strukturuar dhe i organizuar që në krye të tij qëndronte Fatmir Limaj si ministër i MTPT-së.

“Fatmir Limaj si figurëe fuqishme politike ka shërbyer si drejtues i grupit kriminal, ndërkohë që gjatë komunikimit të tjerët atij i janë referuar si Daja,Bossi, Shefi”, tha prokurori. Me tutje prokurori tha se Shpëtim Telaku ka negociuar me pronarët e kompanisë ‘Burimi’ për dhënien e një tenderi për mirëmbajtjen e një rrugë në rajonin e Ferizajt.

Prokurori Pickerst ka thënë se Limaj bashkë me Krasniqin në mënyrë të pasinqertë kanë shfrytëzuar buxhetin duke kurdisur tenderët.

“Fatmir Limaj,Nexhat Krasniqi në pozitat e tyre me ndihmën e Shpëtim Telakut kanë kërkuar para për t’ia dhënë një tender kompanisë Burimi”, tha prokurori Pickerst.

Nd ërsa, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. Ish Ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj tha brenda seancës e tërë akuza e prokurorisë është e ndërtuar mbi tri shtylla,paragjykim, çështje abstrakte dhe spekulimetë qarta, duke mos e mbështetur me as edhe një fakt akuzëne tyre.

Ai tha se prokurori nuk e ka gjetur as edhe një provë si është shkaktuar dëmi dhe nëse është shkaktuar ky dëm sa është dëmtuar buxheti. Limaj, gjithashtu ka mohuar se ka bërë presion mbi dikëpër t’i dhënë tenderë.

“Puna ime ka qenë në përputhje me ligjin dhe në shërbim të komunitetit”, tha Limaj brenda seancës.

Ndërsa, gjyqtarja e rastit,Ana Adamska Gallant, ka thënë se pikat 2 dhe 3 të akuzës duhet të hidhen poshtë pasi që për ato është marr një vendim i formës së prerë në rastin MTPT 1 dhe ndaj këtij vendimi nuk ka ushtruar ankesë prokuroria, kështu që këto dy pika nuk mund të përdoren në akuzë.

Kurse, pas seancës Limaj tha se fuqishëm do të vazhdojnë t’i përgjigjen drejtësisë ashtu siç ka bërë deri me tani. Sipas tij, prokurori nuk i ka bazuar me asnjë fakt, me asnjë provë pretendimet që i ka dhënë në aktakuzën e ngritur ndaj tij.

Fundamenti

Limaj: Prokurori nuk ka ofruar asnjë fakt

“Unë e thash dhe jam krenar që për katër vite sa janë bërë hetimet prokurori nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur provat e tij. Edhe në procesin gjyqësor ju do të shihni se argumentet tona do të jenë ato që i kemi thënë qysh në fillim. Prandaj kam punuar, do të vazhdoj të punoj me ndershmëri ashtu siç kam bërë deri me tani. Hetimet për katër vite ma kanë dëshmuar se kam punuar drejt për vendin tim”, tha Limaj.

Limaj: Prokurori nuk ka ofruar asnjë fakt

Ai tha se nuk duhet shikuar vetëm aktakuza, sepse lehtëështë të akuzosh, por duhet të kesh prova.

“Kjo pyetje duhet t’i bëni dikujt tjetër. Ne nuk mund ta ndalojmë askënd të hetoj as të akuzoj, e rëndësishme është të shihen provat mbi çka e mbështetë. Unë po them pjesën time nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. E thash në fjalën time do ta shihni edhe gjatë gjykimit se kjo akuzëka qenë krejt e panevojshme ka qenë me shumë mediave, se sa që ka pasur nevojë të vije deri këtu. Pse ka ardhur deri këtu kjo mendoj se duhet të pyetet pala tjetër e jo unë”, u shpreh ai.

Pala mbrojtëse kundërshtimet kanë afat t’i paraqesin brenda 30 ditësh.

Limaj dhe të tjerët sot në seancë gjyqësore

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe të akuzuarit tjerë sot janë dal para trupit gjykues për caktimin ose jo të masave të kërkura nga prokurori i EULEX-it lidhur me rastin e MTP2.Të akuzuar në rastin e dytë, MTP 2 është…

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe të akuzuarit tjerë sot janë dal para trupit gjykues për caktimin ose jo të masave të kërkura nga prokurori i EULEX-it lidhur me rastin e MTP2.

Të akuzuar në rastin e dytë, MTP 2 është sërish deputeti Fatmir Limaj, Nexhat Krasniqi, Shpëtim Telaku, Ali Aliu dhe Beqir Deda. Aktakuza e ngritur për rastin e dytë (MTP2) ka të bëjë me tre tenderë rrugësh në Ferizaj. Të gjithë të akuzuarit dyshohen se kanë keqpërdorur 890 mijë euro të ministrisë./express/