UBT

Limaj: Presidenti të zgjidhet nga vota e popullit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se Presidenti I Kosovës duhet të zgjidhet përmes votës së popullit. Kjo sipas Limajt duhet të bëhet përmes ndryshimeve ligjore.

Limaj ka thënë se eksperiencat e deritanishme kanë treguakr se zgjedhja e presidentit përmes Kuvendit, ka treguar në shumë raste që presidenti i vendit nuk e ka luajtur rolin unifikues, duke u bërë siç ka thënë ai, është bërë pjesë e pazareve politike.

Ky është postimi i Limajt në Facebook
Mënyra e zgjedhjes dhe funksionimi i institucionit të presidentit të republikës, sidomos viteve të fundit na jep argumente të mjaftueshme për të ndryshuar mënyrën dhe rregullat e zgjedhjes se presidentit.

Fundamenti

Rregulla e deritanishme e zgjedhjes së presidentit nga parlamenti, mjaftueshëm na ka treguar që presidenti jo vetëm që nuk ka mundur të ushtroj rolin e tij unifikues, por fatkeqësisht shpeshherë institucioni i presidentit është bërë pjesë e kombinimeve dhe e pazareve politike.

Prandaj, duke marr parasysh edhe klimën aktuale politike në të cilën është vendi ynë sot, poashtu edhe duke e ditur se ky parlament e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vet, është më se e sigurt që zgjedhja e presidentit nga ky parlament nuk do të përmbushte kërkesën kushtetuese që presidenti të përfaqësoj unitetin e popullit.

Është momenti ideal që me vullnetin politik të të gjitha forcave politike dhe në emër të fuqizimit të këtij institucioni të përfundojnë sa më shpejtë reformat e nisura ligjore, në mënyrë që njëkohësisht dhe sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje edhe parlamentare dhe poashtu në të njëjtën kohë edhe presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt me votë të qytetarit.
F.L

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.