Limaj porositë partnerët e Bllokut: Mos harroni qëllimin për të cilin u bashkuam

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, u ka dërguar një porosi partnerëve të tjerë të koalicionit brenda Bllokut, në lidhje me deklaratat e ashpra që kanë shkëmbyer së fundmi njëri me tjetrin, përkatësisht ato mes AAK’së dhe LDK’së.
Në një mesazh në Facebook, Limaj porositë partnerët e koalicionit “të mos harrojnë qëllimin për të cilin u bashkuan”.
Mesazhi i plotë:
Të nderuar miq,
Mos harroni pse u bashkuam, koalicioni i kthimit të shpresës dhe për ndryshim. Kujdes mos e dëmtoni këtë qëllim me deklarata të ngutshme. Detyrë e të gjithëve është të punohet që të arrijmë qëllimin për të cilin jemi bashkuar.
Me respekt,
FL