GRANDEMALL

Limaj: Po presim partitë opozitare që t’i dërgojnë emrat për dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i mandatuar nga Qeveria e Kosovës si kryesues i delegacionit Kosovë- Serbi për bisedimet në Bruksel, ka thënë se gjërat kanë ndryshuar prej momentit kur qeveria iu ka kthyer mandatit të saj kushtetues, duke marrë përgjegjësitë në dialog.

Limaj ka thënë se ky zhvillim ka hapur një perspektivë krejt tjetër. Ai është shprehur optimist se gjërat kanë ndryshuar pas këtyre veprimeve.

“Qeveria nuk ka pasur nevoje që ekipin ta mandatoj në Kuvend, por kemi dashur që më këtë t’ia japim një mundësi opozitës. Me këtë kemi dashur të themi se dialogu nuk është çështje e një individi ose grupi, por ajo është nacionale dhe nuk duhet të shikohet si opozitë e pozitë. Ky zhvillim i ri ka hapë një perspektivë krejt tjetër. Se si do të përfundojë kjo do të shihet në ditët në vijim”, ka thënë Limaj në “Click” të RTV 21.

FITORJA

Limaj ka thënë se po presin edhe partitë opozitare që të dërgojnë emrat për të ndërtuar platformën për dialogun mes dy vendeve.

“Personalisht unë mendoj se nuk ka asnjë dokument më të rëndësishëm së Kushtetuta e Kosovës. Çdo veprim që e bëjmë do të sillemi me Kushtetutën e Kosovës. Ne do të bëjmë përpjekje që të bashkohemi në këtë temë, sepse është temë nacionale. Marrëveshja që arrihet duhet të implementohet në Kosovë”, ka shtuar Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.