FIDANISHTJA

Limaj: Platforma është finalizuar, s’do të ketë forcë politike në Kosovë që nuk do ta mbështesë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryesuesi i Ekipit negociator, Fatmir Limaj pas takimit që ka zhvilluar me krerët e shtetit tha se draft platforma është finalizuar dhe pritet që në orën 15:00 të votohet formalisht nga delegacioni shtetërorë.

Limaj në një prononcim për media tha po ashtu se pas votimit formal, kjo draft platformë do të dërgohet të premten në Parlamentin e Kosovës.

“Përfundimisht platforma ka marr formën e vet finale. Sot kemi pasur takimin me tre krerët e shtetit kryeministrin, presidentin dhe kryetarin e parlamentit dhe mund të ju them që të tre krerët e shtetit e kanë mbështetur këtë draft të platformës e hartuar nga delegacioni shtetërorë. Në orën 15:00 e kemi votimin formal nga delegacioni shtetërorë dhe do ua dërgojmë në parlament. Kështu që mund të them që platforma përfundimisht ka marr mbështetjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve, koalicionit qeverisës por edhe delegacionit shtetërorë. Kanë qenë dy-tri sugjerime shumë të rëndësishme të cilat do t’i inkorporojmë, por në tërësi është mbështetur teksti të cilin e kemi dërguar dje. Nesër do ta dërgojmë në parlamentin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

ARKATANA

Sipas tij, Kosova përfundimisht po e ndërton qëndrimin dhe pozicionin e vet zyrtarë në dialogun e ardhshëm për njohje me Serbinë.

Limaj theksoi se kjo draft platformë do të marr dritën e gjelbër nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Platforma paraqet unifikimin e qëndrimeve dhe delegacionit shtetëror në raport me pozicionin e Kosovës për bisedime me Serbinë. Kemi një pozicion zyrtarë të delegacionit të Kosovës në raport me Serbinë. Edhe parlamenti do të jap dritën e gjelbër. S’do të ketë forcë politike në Kosovë që nuk do ta mbështes këtë platformë pasi është në përputhmëni të plotë me interesat dhe kërkesat e Kosovës”, tha ndër të tjera, Fatmir Limaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.