ARKATANA

Limaj: Platforma e dialogut nesër dorëzohet te liderët e shtetit, pastaj shkon në Kuvend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se platforma e dialogut me Serbinë tashmë është në finalizim.

Pas takimit të Ekipit negociator, Limaj ka thënë se kjo platform nesër do t’iu dorëzohet liderëve të shtetit, për të dhënë komentet e tyre.

Ai ka bërë të ditur se platforma pastaj pasnesër do të shkojë në Parlamentin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kemi punuar disa orë, në detaje. Dhe nga puna e sotit, kemi ardhur në përfundim që nesër do t’ia dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit, nëse kanë ndonjë koment rreth tekstit. Dhe pasnesër delegacioni i Kosovës do ta miratojë platformën dhe do ta dërgojë në Kuvend. Këto janë rezultatet që kemi marrë sonte”, ka thënë Limaj para gazetarëve.

Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se Kuvendi do ta jap përgjigjen finale për këtë platformë.

Limaj bëri të ditur se e njëjta do t’iu dorëzohet edhe dy partive opozitare, duke aluduar në LDK-në dhe VV-në.

“Në Kuvend do të merret vendimi final. Në fund delegacioni shqyrton vërejtjet nga krerët e shtetit, pastaj e voton draft platformën dhe nga ai moment dërgohet në Parlament. Ne do t’ia dërgojmë edhe dy partive opozitare draft-platformën finale”, ka deklaruar Limaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.