Uji Dea

Limaj përsëri në arrest shtëpiak

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj ka konfirmuar se Limaj dhe të gjithë të tjerët në rastin “Kleqka” janë kthyer në arrest shtëpiak.

“Po, mund ta konfirmoj se të gjithë janë kthyer në arrest shtëpiak”, ka thënë shkurt Rrecaj, për Gazetën Express.

Vendimi është marrë nga një gjykatës i Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Limajt i ishte hequr arresti shtëpiak pas dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Prokurorisë. Në atë kohë, është thënë se kanë pushuar të gjitha arsyet për të qëndruar në arrest shtëpiak të akuzuarit përrastin “Kleqka”, të cilët po gjykohen për krime të luftës.

Limaj është duke u ballafaquar me akuza për krime lufte prej vitit 2002. Në atë kohë ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës, i cili më vonë e shpalli të pafajshëm.

Eco Higjiena

Ndërkohë, përsëri në vitin 2009, Limajt i janë riaktualizuar akuza për krime të luftës, të dyshuara se kanë ndodhur në Fshatin Keqkë të Malishevës.

Edhe në këtë proces ishte shpallur i pafajshëm nga gjyqtarë ndërkombëtarë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, por që e njëjta lëndë nga Gjykata Supreme ishte kthyer në rigjykim.

Pas këtij vendimi, Limaj kishte përfunduar në paraburgim për të vazhduar më vonë në masën e arrestit shtëpiak.

Por, më 6 qershor, një trup gjykues i përbërë prej gjykatës ndërkombëtarë dhe vendor kishte vendosur ta linte që të mbrohet i lirë Limaj.

Tetë ditë më vonë pas kërkesës së prokurorit italian Mauricio Salustro Gjykata e Apelit e ndërroi vendimin, duke e kthyer kështu ish-Komandant Çelikun në arrest shtëpiak.