ARKATANA

Limaj përkrah propozimin e PSD-së për Ligj për dialogun

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pohuar se Partia Socialdemokrate (PSD), që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, do të jetë pjesë ekipit negociator në dialog me Serbinë.

Limaj, i cili nga Qeveria është propozuar si koordinator për dialogun me Serbinë ka sqaruar se bashkë me këtë parti janë duke e përpunuar një dokument për këtë çështje.

Limaj tha se beson që ky delegacion i ri do të miratohet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa shtoi se një ligj për dialogun, si propozimi PSD-së, duhet të bëhet.

“Për pjekjet tona janë drejt rezultateve, është shumë me rëndësi gatishmëria e PSD për tu kyçur në dialog, për tu bërë pjesë e dialogut dhe ne jemi duke përpunuar një dokument të përbashkët, besoj NISMA dhe PSD jemi pajtuar për disa, në parim çështje të dokumentit dhe presim që sa më shpejtë të ndërtohet ai konsensus dhe kështu ta kemi delegacionin shtetëror”, tha Limaj për Ekonomia Online.

“Natyrisht që ekziston ajo mundësi, tashmë është e qartë, PSD e ka shprehë gatishmërinë e saj, i ka disa kërkesa krejt normale në kuptimin e përgatitjes së platformës, në kuptimin e rregullores dhe një projektligji të delegacionit shtetëror dhe besoj që ditëve në vijim do të kemi rezultate”, tha ai.

“N ne si parti politike në parim pajtohemi që duhet të kemi një ligj të tillë dhe besoj që do të jetë në dokumente të miratimit në parlament dhe kjo është kërkesë e PSD dhe nuk shoh të keqe pse mos me pasë një ligj të tillë”.

Uji Dea

Zëvendëskryeministri Limaj ka folur edhe për vendimin mbi masën 100 për qind ndaj importit të produkteve serbe.

Sipas tij, edhe pas reagimeve të ndërkombëtarëve kjo masë do të vazhdojë të jetë e tillë, ndërsa ka shtuar se vetëm kur Serbia njeh Kosovën shtet, masa mund të tërhiqet.

“Jemi shumë të interesuar të kemi zhvillime normale. Sjellja e Serbisë në raport me shtetin e Kosovës ka qenë jonormale deri më tani dhe ne presim që Serbia të reflektojë dhe gjithashtu miqtë ndërkombëtarë të Serbisë ta ndihmojnë që ajo ta kuptojë realitetin e Kosovës si shtet”.

“Nga momenti kur Serbia fillon e ta shoh, ta respektojë Kosovës si shtet, ne nuk kemi më nevojë për taksa të tilla”.

Limaj i ka quajtur paralajmërimet për rritje të çmimeve për shkak të taksës, si propagandë e Serbisë, ndërsa ka konfirmuar se taksa është e plotë, 100 për qind, pavarësisht importeve që hyjnë në Kosovë me 10 për qind taksë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.