RCCOLA

Limaj: Për tema nacionale do të jemi bashkë

/ 2 minuta lexim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ku është diskutuar për gjendjen e shqiptarëve që jetojnë atje.

Zëvendëskryeministri Limaj është zotuar se institucionet e Kosovës do t’i qëndrojnë afër dhe do t’i mbështesin gjithmonë qytetarët e Luginës së Preshevës.

Sa i përket dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se në momente vendimtare klasa politike në Kosovë dinë si të bëhet bashkë.

“Ne mund të kemi qëndrime të ndryshme për sa i takon politikave ditore, por në tema nacionale ne do të jemi bashkë”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Mobi Casa

Limaj ka thënë se si institucione të Kosovës do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Luginës dhe angazhohen që banorët e Luginës së Preshevës t’i gëzojnë të drejtat që iu takojnë.

E nga ana e tij kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka thënë se thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë bashkim me Kosovën Mustafa ka thënë se Lugina po kërkon që çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të përfshihet në fazën finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kërkojmë nga institucionet e Kosovës të merren me statusin politikë të qytetarëve të Luginës. Lugina nuk guxon të lihet anash”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Ndryshe, një ditë më parë Limaj në Kuvendin e Kosovës ka thënë se nuk mundet me një person të bisedoj me Serbinë në emër të Kosovës. Ai ka ftuar partitë të bëhen bashkë në këtë proces të rëndësishëm për vendin./Telegrafi/