UBT

Limaj për kundërkandidatët: Disa i kanë hyrë garës herët, disa janë konsumuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR dhe PD, Fatmir Limaj, ka thënë se beson se disa prej kundërkandidatëve të tij ende nuk janë gati për të udhëhequr me shtetin.

“Për disa kandidatë ende nuk është koha që ata ta drejtojnë vendin duke mos folur për personalitetin e tyre fare. Mendoj se për disa kundërkandidatë ende nuk është koha dhe habitem si ata vrapojnë dhe e marrin guximin ta marrin drejtimin e vendit”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Janë disa njerëz të mirë të këtij vendi që janë kandidatë, por që mendoj se herët kanë kandiduar. Pavarësisht elokuencës dhe dëshirës nuk i kanë kompetencat për të qenë kryeministër”.

“Për një kohë të gjatë, një pjesë e tyre kanë folur për të tjerët dhe kurrë për veten. Ende nuk janë sfiduar me veten e tyre. Cilin vendim e kanë marrë për vendin, komunitetin ose grupacionin që i takojnë?”.

“Një vizion i tyre politik për të cilin ne mund të themi sot se kanë pasë të drejtë, përkundrazi një pjesë e madhe e tyre po heqin dorë nga ato që kanë proklamuar për vite të tëra”.

Mobi Casa

Limaj ka thënë se ka kandidatë për kryeministër që është provuar më herët.

“Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër i vendit. Nëse doni të vazhdoni me qeverisjen e njëjtë duhet të votohet ai sepse është provuar në qeverisje”.

“Kur [Ramush] Haradinajt i është prerë puna, ai 100 ditëshi, për shkak të Hagës të gjithë, pavarësisht kundërshtimeve politike, të gjitha e kanë pasë dëshirën që ky njeri ta ketë mundësi ta drejtojë vendin. E pat mundësinë dhe hoqi dorë”.

“Për të tjerët mendoj se duhet edhe pak kohë duke mos thënë asgjë më tepër”.

Ai ka deklaruar se në Kosovë për herë të parë është një garë që identikohet rreth kandidatëve për kryeministër.