United Hospital

Limaj: Për katër vite Qeveria e Hashim Thaçit nuk ka bërë asgjë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Për katër vite keni parë qeverisje e cila nuk ka bërë asgjë për vendin e saj, andaj mendoj se ka shumë nevojë Kosova që nesër të ketë një qeverisje ndryshe. Nuk është zgjidhje e problemeve emri i një partie politike, por shikoni njerëzit brenda tyre, pra shikoni ata që do të u përfaqësojnë juve. Kështu ka deklaruar kryetari i Kryesisë së Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, sot në themelimin e Këshillit Inicues në qytetin e Shtimes.

Limaj të pranishmëve u tha se “nëse dje u nisëm për lirinë e Kosovës, nëse dje u bashkuam për ta ndryshuar gjendjen fizike të vendit tonë, për ta larguar ushtrinë serbe, sot ne me djemtë e juaj përsëri po marrim një nismë të re, me një mision fisnik, të nevojshëm për ta ndërtuar shtetin e Kosovës”.

Sipas tij, misioni i Nismës është ndërtimi i Kosovës dhe se vizioni i Nismës është të ecin përpara me punë ekipore, të mbështesin dhe plotësojnë njëri-tjetrin. Kosova tani është para një procesi të rëndësishëm siç janë zgjedhjet e Qershorit.

ARKATANA

Ndërsa, anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Imri Ilazi tha se politikanët dhe qeverisja sot në sytë e qytetarëve po perceptohen si mashtrues, manipulues, njerëz me interesa të ngushta që nuk shohin me shumë se sa në rrethin e tyre.

“Nisma beson se ka energji rinore, intelektuale, të guximshëm për ta rikthy er besimin të qytetarët për ta dëshmuar se në këtë vend mund të ketë drejtësi dhe zhvillim ekonomik”, tha Ilazi.

Kurse koordinatori i Nismës për Kosovën në Shtime, Fehmi Hysenaj tha se fryma të cilën e promovon lidershipi i Nismës, është frymë ekipore, e bazuar në vlera dhe mundësi të barabarta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.