UBT

Limaj për dialogun: Tash e shtatë vite, Kuvendi vetëm ka “kukat”

/ 4 minuta lexim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe me plot kritika për Kuvendin e Kosovës.

Ai në fjalimin e tij ka thënë se sot është koha që të gjithë të bëhen bashkë dhe të vendosin cka do të bëjnë tutje me dialogun me Serbinë, raporton Indeksonline.

Sipas tij, tash e shtatë vite që kur ka filluar dialogu, Kuvendi i Kosovës është kthyer në një arenë të përplasjeve e garës, ku janë dëgjuar vetëm kukatje.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Limajt:

Kjo seancë do të na shërbej që të kthejmë në normalitet dhe funksionalitet të plotë institucional këtë çështje shumë të rëndësishme për vendin.

Tash e shtatë vite për këtë temë, Kuvendi është kthyer në arenë të diskutimeve, përplasjeve, garës.

Le të na shërbej ky moment dhe kjo iniciativë që gjithë së bashku të japim kontributin për të kthyer në normalitet në rrugë institucionale një çështje si kjo e dialogut.

Kosova wshtw në një moment të rëndësishëm të fillimit të një faqe të re, të konsolidimit dhe afirmimit ë vet.

Për më shumë se shtatë vite për shkak të papërgjegjësisë, papërgatitjeve, arrogancës e shumë arsyeve tjera, kemi zbehur të arriturat tona shtetërore, kemi shuar momente të rëndësishme që do të na shërbenin për të fuqizuar shtetin tonë. Ka shumë gjëra që kemi humbur për shtatë vite e që mund ti numërojmë.

Sot nuk i ndihmojmë as debatit e asgjë nëse kthemi e bëjmë analiza.

Le të na shërbej si pikënisje, si mesazh për qytetarët, partnerët tanë se Kosova është e gatshme të kaloj një hap tjetër të konsolidimit të shtetësisë së saj. Kjo do të na kushtoj në seriozitetin tonë si shtet.

Si mund të kërkojmë që Kosova të trajtohet njëjtë si vendet e rajonit për vizat, që të jemi vend anëtar në INTERPOL, kur ne këtu një temë kaq të rëndësishme nuk po duam ta kthejmë në normalitet.

Është momenti i fundit që institucionet të marrin përgjegjësi, e si mundet kuvendi mos ti besoj kushtetutës së vet, e këto gjëra po ndodhin për shkak të së kaluarës.

Fundamenti

Si mund të kërkojmë nga qytetarët të respektojnë kushtetutën e ligjet, kur jemi në dilema që këtu ka njerëz që nuk e respektojnë vetë atë.

Nëse nuk na mjafton kushtetuta, na duhet një rezolutë, e të shkojmë pra me një rezolutë.

Si është e mundur të vijmë deri te kjo rezolutë, te kjo situatë pasi për kaq vite i kemi qit gjërat jashtë sistemit, e tani po duam t’i fusim prapë?

Secili le ti marr detyrat e veta të përcaktuara sipas kushtetutës dhe të ecim përpara.

Sot Kosova ka nevojë për të gjithë bashkë në këtë temë, dje parlamenti pati një shumicë prej 87 votash pro nuk ka mjaftuar.

Kjo s’është çështje votash, por na duhet përvojë, ekspertizë e shumëcka që mos të gabojmë. Na duhen ekspertë jashtë parlamentit, që të bëhemi të gjithë bashkë që të dalim faqebardhë nga procesi i dialogut.

87 vota i kishte përbërja e kaluar e kuvendit dhe bëri gabime në çështjen e asociacionit.

Të dalim ti themi qytetarëve që jemi të papërgjegjshëm dhe nuk jemi të gatshëm, por cka po bëjmë ashtu?

Ne pajtohemi me të gjithë këto që u thanë në Kuvend, nga të gjitha grupet, e bëjmë edhe rezolutën, por cka pastaj?

Jo parlamenti i Kosovës dhe institucionet e saj nuk janë këtu të refuzojnë, por jemi në detyrë të orientohemi nga ta dërgojmë vendin. T’i marrim detyrat tona si parlament dhe qeveri, si dhe t’i shtyjmë përpara, duke dhënë pastaj përgjegjësi për to.

Unë vazhdimisht besoj në Kushtetutën e Kosovës, nuk ka nevojë asnjë presje t’i ndërrohet. Është momenti i fundit të dërgojmë një mesazh, nëse vazhdojmë me debate të tilla, po i zbehim argumentet tona

Ne do të vazhdojmë të vajtojmë për marrëveshjet tona, e Kuvendi do të kthehet në institucion të kukamës.

Tash e shtatë vite, Kuvendi vetëm ka kukat. Bota po ec, e askush nuk e pret Kosovën. /Indeksonline/