GRANDEMALL

Limaj: PDK pa Thaçin e Veselin pa identitet, Kurti është fshehë skutëve kur ka qenë nevoja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se PDK aktuale pa ish krerët e saj, Hashim Thaçin e Kadri Veselin është pa identitet.

Duke folur për figurën e ish presidentit Thaçi, Limaj ka thënë se historia e lirisë së Kosovës identifikohet me Thaçin dhe të tjerët.

Sipas kryetarit të Nismës, Hashim Thaçi është një personalitet historik.

“Njeriu i duhur në kohën e duhur për të udhëhequr proceset. S’besoj që ka më pas Kosova ndonjëherë ndonjë personalitet më të mirë për t’i udhëhequr bisedimet. Një figurë që do të jetë në epiqendër të lirisë dhe pavarësisë duan apo nuk duan. Thaçi është personalitet me backgrond historik, ka ndryshuar epokat. Ka pas rate që s’jemi pajtuar politikisht, por kjo është temë tjetër nga roli i tij”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Uji Dea

Sa i përket kryeministrit aktual, Albin Kurti, Limaj ka thënë se dallon si nata me ditë me Thaçin.

Kurti, sipas tij, veç fjalë ke e asnjë veprim deri tash.

“Veç të ne ndodhë me i besu në fjalë e jo në veprime. Ky është fshehë skuteve kur ka qenë koha. I ka shitë fjalët e asnjë vepër. A do të bëj vepra si Kryeministër mbetet të shihet. Ky i nja tre muaj burg, por ka mund mos me qenë në burg. Dhe ky në burg nuk ka qenë në burg si pjesëtar i UÇK-së, por si aktivist si shumë qytetarë”, ka shtuar Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.