FIDANISHTJA

Limaj: Pavarësisht rezultatit të 6 tetorit, duhet konsensus i forcave politike për disa tema

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë thjesht zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje të një rëndësie të veçantë, të cilat mund të përcaktojnë të ardhmen e vendit për disa dekada.

Kreu i Nismës ka thënë se vendin e presin tema shumë të rëndësishme të cilat vetëm duke pasur një konsensus sa më të gjerë mund ta marrin epilogun e duhur.

Në një intervistë për televizionin A2 CNN, ai ka thënë se duke i ditur temat të cilat e presin vendin, atëherë forcat politike detyrimisht duhet që pavarësisht rezultatit të jenë të bashkuara për të arritur konsensusin e nevojshëm dhe t’i mbyllin ato tema.

Fundamenti

Prandaj ai ka thënë se projekti i Nismës “Bashkë për Shtetin” e ka këtë kuptim dhe se sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë kanë bërë punë të mëdha për vendin.

“Zgjedhjet që po vinë nuk janë thjesht zgjedhje të radhës për shkak të temave që e presin vendin tonë. Janë disa tema jashtëzakonisht të rëndësishme të cilat detyrimisht bëjnë që forcat politike të Kosovës, pavarësisht rezultatit duhet jemi të bashkuar në këto tema për të pasur një konsensus sa më të gjerë dhe për t’i mbyllur disa tema më të rëndësishme, prandaj edhe projekti ynë Bashkë për Shtetin e ka këtë kuptim”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.