UBT

Limaj pas takimit me Thaçin: Tallja mund t’i kushtojë Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur para mediave pas takimit që pati me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, raporton Gazeta Express.

Limaj tha se dialogu Kosovë – Serbi ka ndryshuar qysh prej letrës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Uji Dea

“Besoj që për secilin është e qartë që nga momenti i letrës së presidentit Trump, gjërat kanë ndryshuar edhe në procesin e dialogut. Fatkeqësisht unë mendoj, një pjesë e madhe e njerëzve nuk e kanë kuptuar drejtë, momentin e letrës për të kuptuar ndryshimin e momentit rreth dialogut. Një lajm i jashtëzakonshëm pasi që kemi një involvim të Shteteve të Bashkuara në dialogun e mundshëm, gjithë skena politike në vazhdimësi kemi kërkuar involvimin e SHBA-së, ju kujtohet juve që një nga temat qendrore pse Brukseli jo SHBA-të. Është e tepër të thuhet se involvimi direkt i SHBA-së është shumë i rëndësishëm krijon siguri. Askush nuk duhet as të frikësohet as të hezitojë aty ku drejtojnë Shtetet e Bashkuara”, tha Limaj, duke shtuar se ky ishte qëndrimi që ja ka thënë edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

“Presidenti na ka informuar, nuk ka pasur ndonjë temë specifike nga ajo që flitet në opinon. Koha është që të kuptojmë në çfarë faze është Kosova dhe procesi i dialogut. Tallja mund t’i kushtojë Kosovës, sjellja e papërgjegjshme në dy vitet e fundit, e ka zbeh pozitën e Kosovës”, ka shtuar ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.