Limaj: Pa i larguar kapësit e shtetit s’ka drejtësi në këtë vend

“Me ata që i kanë futur duart thellë në këtë sistem s’ka drejtësi në Kosovë, por vazhdon pasiguria dhe abuzimi me ligjin nga ata që janë të thirrur të punojnë në bazë të ligjit”, ka shkruar Limaj, transmeton Express.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj përmes një statusi në “Facebook” ka shkruar se problemi me sistemin e drejtësisë në Kosovë nuk janë kodet dhe ligjet.
Limaj ka thënë se shpëtimi i vetëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë është ç’kapja e sistemit nga grupet kriminale, e që do t’i kapte rrugë reformimit të thellë të këtij sistemi, si garancia e vetme për të qenë efikas e i paanshëm.
“Me ata që i kanë futur duart thellë në këtë sistem s’ka drejtësi në Kosovë, por vazhdon pasiguria dhe abuzimi me ligjin nga ata që janë të thirrur të punojnë në bazë të ligjit”, ka shkruar Limaj, transmeton Express.
Ai gjithashtu ka potencuar se “pa i larguar kapësit e shtetit s’ka drejtësi në këtë vend. Nuk janë pengesë kodet dhe ligjet!”.