ARKATANA

Limaj: Nuk i keni votat, kjo është e vërteta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka dalë në foltore pasi kryeministri Mustafa e tërhoqi nga rendi i ditës pikën për demarkacionin.

Limaj tha se sipas rregullores propozuesi i ligjit mund ta tërheq ligjin, por në këtë rast tërheqja e kësaj pike është e paarsyetuar.

“Pse po tërhiqet sot ky ligj i cili për me tepër se një vit është në pritje. Arsyetimi se një grup parlamentar nuk është prezent dhe po na kushtëzon, është i paqëndrueshëm, sepse Parlamenti nuk mund të kushtëzohet nga një grup parlamentar. Ka kuorum për të proceduar dhe grupi i deputeteve është i mjaftueshëm”, ka thënë Limaj.

ARKATANA

Nuk mund të tërhiqet ligji vetëm se ‘Lista Srpska’ nuk është këtu, ka thënë Limaj, duke vlerësuar se tërheqja e këtij ligji vjen për arsye se qeverisja e Mustafës nuk i ka numrat.

“Nuk i keni votat për ta votuar demarkacionin në variantin e plotë. Jo për shkak të listës serbe po për shkak të votave që si keni. Ne kemi nevojë dhe kohë për tu bindur dhe për t’i hequr dilemat. I nderuar kryeministër, kisha kërkua nga ju me qenë me i qartë në arsyetimin tërheqjes së këtij projektligji, për të cilin keni thënë nuk i keni votat. Hajdeni ta votojmë. Lista Serbe po thotë nuk na i keni përmbush disa premtime dhe atëherë vijmë në parlament”, tha Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.