ARKATANA

Limaj: Nuk bëmë autogol

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ishte autogol dërgimi i komenteve të deputetëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma në Gjykatën Kushtetuese për seancën konstituive të 17 korrikut.

Pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, lideri i Nismës ka thënë se dërgimi i komenteve është bërë me kërkesë të Gjykatës Kushtetuese.

Uji Dea

“Ne kemi pasur obligim t’i përgjigjemi Gjykatës Kushtetuese, sepse Gjykata ka kërkuar nga ne nga një sqarim. Besoj se ata që kanë thënë një gjë të tillë ka qenë dashur të shohin kërkesën e Gjykatës. Gjykata ka kërkuar nga secili deputet që të japë përgjigje dhe ne kemi pasur obligim të përgjigjemi”, ka thënë Limaj.

Ndërkaq, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, dërgimin e komenteve në Kushtetuese nga ana e koalicionit LDK-AAK-Nisma e pati konsideruar si gabim taktik. Ajo ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma bëri autogol kur i dërgoi komentet. Sipas saj, deputetët janë ata që vendosin për Grupin më të madh Parlamentar e jo Kushtetuesja. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.