UBT

Limaj: NISMA do të jetë befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fatmir Limaj Kryetar i Kryesisë së Nismës për Kosovën thotë se qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga kushtet e ofruara për jetë dhe se pikërisht, nxjerrja e tyre nga kjo situatë është qëllimi i Nismës.

Limaj tha se Nisma për Kosovën, ka qëllimin e nxitjes së guximit qytetarë që të ngritin zërin dhe të mos pajtohen me padrejtësitë që u shfaqen.

Limaj tha se është i bindur se votat dhe përkrahja për Nismën do të vijnë duke u rritur, pasi tha se do të dalin para qytetarëve me programe që ata i prekin.

“Nuk do të dalim me program fantastiko-shkencor”, tha Limaj në emisionin Argument Plus në RTV 21, derisa sipas tij, Nisma do të ofroj programe të matura.

Fundamenti

Limaj tha se megjithëse janë subjekt i ri politik, NISMA është e gatshme për zgjedhje.

Madje Limaj tha se, është i bindur se në zgjedhjet e përgjithshme Nisma, do të jetë befasia më e madhe dhe më e këndshme e këtyre zgjedhjeve.

Fatmir Limaj nuk ka dashur të përmend një renditje të mundshme të Nismës në zgjedhjet e këtij viti, por ripërsëriti, se do të jenë befasia e këtyre zgjedhjeve.

Limaj tha se më së miri do të ishte që zgjedhjet të mbaheshin në qershor.