Fundamenti

Limaj nga Prekazi fton për unitet e bashkim për të mbrojtur të vërtetën tonë historike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nga Prekazi ka uruar shqiptarët anekënd botës me rastin e Festave Kombëtare të 28 Nëntorit.Në urimin e Limajt thuhet se sot është një moment i veçantë sepse në Prekaz ne nderojmë tri data të rëndësishme; Ditëlindjen e komandantit legjendar, daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ditën e Flamurit.

Lideri i Nismës thotë se sot më shumë se kurrë na duhet bashkim e unitet në luftën tonë për shtetndërim dhe për të vërtetën tonë historike, e cila, sipas tij, po na luhatet e kërcënohet nga ata të cilët dje na kanë kërcënuar qenien tonë, lirinë tonë dhe sot bëjnë përpjekje për të kërcënuar të vërtetën tonë, historinë tonë, themelet e shtetit tonë, që janë të ndërtuara mbi shkronja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve të UÇK-së, burrave dhe grave, veteranëve, invalidëve dhe gjithë atyre njerëzve të cilët nuk kursyen asgjë për të dhënë për lirinë e Kosovës.

Urimi i plotë i Limajt:

Shfrytëzoj rastin që në këtë moment t’ju uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e flamurit. Lavdi, nderë, respekt dhe përkulje të përjetshme gjithë dëshmorëve të kombit ndër breza, të cilët kultivuan, ruajtën dhe lartësuan identitetin, vlerat dhe flamurin tonë kombëtar.

Eco Higjiena

Sot është një moment i veçantë sepse në Prekaz ne nderojmë tri data të rëndësishme; Ditëlindjen e komandantit legjendar, daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditën e flamurit. Porosia ime është që të gjithë qytetarët e Kosovës kudo që janë të kujtojnë se sa dhimbje, vuajtje e sakrificë ka bërë populli ynë ndër breza për të arritur këtë moment.

Sot, më shumë se kurrë na duhet bashkim e unitet në luftën tonë në shtetndërtim dhe për të vërtetën tonë historike, e cila po na luhatet e kërcënohet nga ata të cilët dje na kanë kërcënuar qenien tonë, lirinë tonë dhe sot bëjnë përpjekje për të kërcënuar të vërtetën tonë, historinë tonë, themelet e shtetit tonë, që janë të ndërtuara mbi shkronja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve të UÇK-së, burrave dhe grave, veteranëve, invalidëve dhe gjithë atyre njerëzve të cilët nuk kursyen asgjë për të dhënë për lirinë e Kosovës.

Urime Festa e Flamurit! Lavdi Dëshmorëve të Kombit ndër breza që nuk kursyen asgjë për ta lartësuar e për të valuar i lirë flamuri ynë kombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.