Limaj: Nëse dokumenti për Gjykatën Speciale nuk garanton barazi, situata është alarmante

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka thënë se nëse dokumenti për Gjykatën Speciale nuk garanton barazi dhe është polik, atëherë situata është alarmante.
“Vetë ministri Hajredin Kuçi e ka thënë se ky dokument nuk është i barabar për të gjitha palët. Kjo deklarate e tij është alarmante. Me këtë është shkelur edhe zemra e Gjykatës Kushtetues.”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se krimet që janë bërë gjatë luftë në vitin 1998 nuk janë hetuar kurrë. Ai ka thënë se në Hagë janë hetuar vetëm krimet që janë bërë pas vitit 99.
“Haga me Serbinë është marrë vetëm nga viti 98. Kurse, unë dhe Ramush Haradinaj jemi marr për vitin 98. Unë mendoj që nëse hetohen këto krime dhe dalin në dritë ato, atëherë do të ishte një rehati për të gjithë”, ka thënë Limaj.