GRANDEMALL

Limaj: Mustafa e Thaçi bënë deklarata arrogante

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur keqardhje për eskalimin e dhunës në protestën e sotme. Ndërsa, i ka quajtur deklarime partiake dhe arrogante deklaratat e bëra nga kryeministri Mustafa dhe zv/kryeministri Thaçi. Limaj theksoi se Qeveria e Kosovës s’e dëgjoi zërin e atyre që patën një kërkesë elementare: shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, që ka fyer nënat e viktimave të Gjakovës.

“Ne nuk kërkojmë largimin e Listës Srpska nga qeveria, ne kërkojmë largimin e Jabllanoviqit”, tha Limaj.

Limaj pastaj u pyet pse qenka kaq vështire të bëhet një shkarkim dhe a mundet Qeveria e Kosovës të shkarkojë dikë apo është Beogradi ai që vendos për Qeverinë e Kosovës.

“Ai me deklaratën e tij ka fyer pjesën më të ndjeshme të qytetarëve. Ai më ka bërë një gjysmë kërkimfalje. Por ka përsëritur gabimin duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës”, tha Limaj, për KTV .

Limaj tha se kryeministri dhe zv/kryeministri në vend se të dalin të japin deklarata shtetërore, ata dalin bëjnë deklarata partiake.

Hidromorava

“Ata dalin e bëjnë deklarata me të cilat përpiqen të frikësojnë qytetarët. Ata kanë bërë deklarime arrogante, duke thënë se opozita po kërkon marrjen e pushtetit me dhunë”, tha ai.

Limaj apeloi te Qeveria që mos ta përdor Policinë e Kosovës për qëllime politike.

“Shikojini deklaratat e lëshuara nga Qeveria dhe nga Policia, ato janë të njëjta”, tha Limaj.

Lideri i Nismës tha se opozita do të ulet dhe do të bisedojë për hapat e mëtejmë dhe për të bashkërenditur aktivitete. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.