UBT

Limaj: Murati asnjë minutë s’duhet të qëndrojë në detyrë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka komentuar deklarimet e ministrit të Financave Hekuran Murati kundër veteranëve e vlerave të UÇK-së.

“Vlerat e UÇK-së asnjëherë nuk janë vendosur në pikëpyetje. Këto vlera janë shumë më të mëdha, janë dëshmi e realitetit që jetojmë sot”, ka thënë Limaj në Kanal 10.

Ndërkohë që Murati ka kërkuar falje për deklaratën e tij të para disa viteve, duke thënë se reagimi i tij ka qenë zhgënjimi me fryrjen e numrave të veteranëve, Limaj ia ka kujtuar atij se në karrigen e ministrit ndodhet falë vlerave të UÇK-së.

FIDANISHTJA

“Unë nuk pajtohem me asgjë se çfarë ka thënë Murati. Ai ndodhet në atë karrige duke iu falënderuar vlerave të UÇK-së”, ka thënë Limaj.

Limaj e ka quajtur fyese deklaratën e ministrit Murati në Facebook në vitin 2016, se lufta në Kosovë ka zgjatur vetëm tre muaj, duke kujtuar se masakra të shumta kanë ndodhur edhe gjatë vitit 1998.

“Ai asnjë minutë nuk duhet të qëndrojë në detyrë”, tha Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.