UBT

Limaj: Murat Jashari, president

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me Kosovën nuk do të mundë të qeverisin politikanët që e kanë shkelur Kushtetutën. Prandaj, tashmë gjithçka është e qartë dhe e sigurt se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” lideri i partisë opozitare “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, duke bërë të ditur se protesta e radhës e partive opozitare do të jetë më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e tetë të Pavarësisë së Kosovës, ku do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë.

Ai është shprehur i sigurt se më 17 shkurt do të ketë edhe më shumë qytetarë që do të protestojnë kundër marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin sesa që protestuan më 9 janar të këtij viti.

Uji Dea

Limaj gjatë kësaj interviste për “Zërin” për herë të parë ka folur edhe për kandidatin për president të ri të Republikës së Kosovës, duke thënë se do të ishte krenar po qe se në një pozitë të tillë do të zgjidhej Murat Jashari.

Derisa për zgjedhjen e ish-kryetarit të partisë së tij, Hashim Thaçi, president, i pari i “Nismës” ka thënë se ky i fundit nuk do të mundë ta luajë rolin e unifikuesit, ashtu siç thuhet në Kushtetutë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.