Limaj: Mos lejoni që Vitia të jetë bastion i një partie politike

Viti – Fatmir Limaj tha se Vitisë i ka munguar zëri i përfaqësimit në Parlamentin e Kosovës, prandaj shfrytëzoni këto ditë që kanë mbetur, votoni dhe dërgoni përfaqësuesit tuaj në Parlamentin e Kosovës. Ju e dini se sa pak është punuar për juve nga kandidatët e subjekteve tjera politike, andaj duhet të reflektoni dhe të mos lejoni që Vitia të jetë bastion i një partie politike, ka thënë Limaj.
NISMA për Kosovën sot ka mbajtur tubim elektoral në Viti, tubim në të cilin dhe janë prezantuar kandidatët për deputetë nga NISMA për Kosovën, në Viti.
Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, qytetarëve të Vitisë u ka thënë se, Vitia ka vendosur të jetë më Nismën për Kosovën duke i mbështetur kandidatët e saj. Limaj tha se Vitisë i ka munguar zëri i përfaqësimit në Parlamentin e Kosovës, prandaj shfrytëzoni këto ditë që kanë mbetur, votoni dhe dërgoni përfaqësuesit tuaj në Parlamentin e Kosovës.
Ju e dini se sa pak është punuar për juve nga kandidatët e subjekteve tjera politike, andaj duhet të reflektoni dhe të mos lejoni që Vitia të jetë bastion i një partie politike, ka thënë Limaj.
Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, në Viti tha se Kosova ka nevojë për ndryshime, andaj Nisma është sot këtu, për ta ndryshuar gjendjen e qytetarëve tanë.
“E drejta e fjalës dhe e mendimit janë fituar me sakrifica të mëdha, dhe duhet të mbrohen me vullnetin tonë, besën tonë dhe votën tonë, andaj ne do i bëjmë dhe mbrojmë këto, sepse Nisma për Kosovën mbanë fjalën.
Ndërsa, Kryetari i NISMA për Kosovën në Viti, Xhevat Bislimi, tha se rinia është ajo që do ta dërgoj Nismën në Parlament, sepse që 7 vite Vitia është harruar dhe nuk është dëgjuar zëri i përfaqësuesve tanë në Parlament, por tani është koha që edhe Vitia të përfaqësohet denjësisht.
Bislimi ftoj qytetarët të mbështesin Nismën për Kosovën dhe numrin 59, për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë. Kandidatë tjerë për deputetë nga NISMA për Kosovën në Viti janë edhe Gaspër Demaj dhe Selvije Rexhepi./rajonipress/