Eko Higjiena

Limaj: Mjerë Kosova nëse mbetet në guximin e vetëm një njeriu

/ 3 minuta lexim

Kandidati për kryeministër nga koalicioni mes Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, Fatmir Limaj, ka thënë se askush nuk e beson se vetëm një njeri i vetëm mund ta mbrojë Kosovën sepse atë e mbrojnë qytetarët. Ai ndër tjera shtoi se Kosova humb nëse ia kthen shpinën dialogun dhe se vendi ynë do të ishte i mjerë vetëm nëse mbështetet në guximin e një njeriu.

“Kush e beson tani se një njeri mund ta mbrojë Kosovën? Kosovën e mbrojnë të gjithë qytetarët e saj” tha Limaj në tubimin ku u zyrtarizua si kandidat për kryeministër.

Ai gjithashtu shtoi se Kosova gjithmonë ka fituar sa herë që ka hyrë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë dhe se tani duhet të kthehet përsëri në atë tavolinë.

“Kosova humb nëse e kthen shpinën ndaj tavolinës së bisedimeve” tha Limaj duke shtuar se “Do ta përmbyllin çështjen me serbinë kur të jem në krye të qeverisë, po dëgjoj lloj-lloj ide dhe lloj-lloj rrahje gjokse. Me Serbinë e kemi mbyllur me luftë, ndaj Serbisë me negociata e kemi fituar pavarësinë, e vetmja çështje e hapur është fqinjësia e mirë”, tha ai.

Kandidati për kryeministër gjithashtu tha se Kosova është e mjerë nëse mbështetet vetëm në guximin e një njeriu.

“Mjerë Kosova nëse mbetet në guximin e vetëm një njeriu. Kosova ka ardhur duke iu falënderuar baballarëve tanë, dijes e sakrificës së tyre” tha kandidati për kryeministër.

Hidromorava

Fatmir Limaj ftoi qytetarët të mos votojnë me emocione dhe energji negative.

“Një vend që pretendon të shkojë drejt integrimeve evropiane, e që kaq shumë probleme, duhet gjithsesi që përzgjedhjen ta bëj me kujdes jo nga emocioni, jo me energji negative, duhet të ndërpritet logjika e dhënies votës kundër, të votojnë për dikë e jo kundër dikujt” tha Limaj.

Limaj në këtë tubim gjithashtu tha se “Kam përplasje me subjektet politike që kanë vetëm një synim që ti fitojnë zgjedhjet, qëllimi jonë është të fitoj Kosova”

“Prandaj derisa të tjerët grushtohen me njëri tjetrin në i zgjedhim problemet e vendit tonë “ shtoi ai.

Sot Fatmir Limaj zyrtarisht u shpall kandidat për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD. /GazetaExpress/