FITORJA

Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në emisionin Rubikon, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shpalosur detaje të takimeve sy më sy, që pati me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Ai tha se kishin arritur marrëveshje për postin e kryetarit të Kuvendit me Kurtin, një natë para seancës ku do të propozohej emri për kryekuvendar.

Uji Dea

Pavarësisht se sipas Limajt, ai dhe Kurti kishin pasur marrëveshje xhentëlmenësh për këtë post, që tash e 30 seanca ka bllokuar konstituimin e kuvendit, pikërisht në atë seancë ishte propozuar emri i Albulena Haxhiut.

“[Kur keni kërkuar partneritet në kuvend, për postin e kryeparlamentarit?], Sigurisht, Kurti ka pas nevojë me diskutu, njëjtë edhe unë. Të nesërmen jemi takuar vetëm ne të dy në kryeministri…Kemi pasur një marrëveshje xhentellmene, gojore. Jemi pajtuar, ka mbetur që ai me shku me propozu tek organet e veta, partnerëve të vetë edhe unë organeve të mija. Takimi është kryer në 11 në mbrëmje, takimi ka filluar në ora 8 ose 9 në mbrëmje. Marrëveshje me shkrim nuk kemi pas, vetëm dakordim gojor. E kemi cakërruar këtë marrëveshje me ujë. Jemi dakorduar, si marrëveshje mes xhentellmenëve. [Marrëveshja ka qenë që të nesërmen ju të votoheni si kryetar i kuvendit?] – Po marrëveshja kështu ka qenë. Unë i thash Kurtit nuk jam i interesuar për qeveri, nëse donë partneritet është kjo, nëse i donë numrat”, tha Limaj në Rubikon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.